Sa e paturpshme ishte shifra që joshi Adi Krastën?

Ekzaktësisht pas dy vitesh, Adi Krasta largohet nga një tjetër ekran, i joshur nga shuma e majme e ofruar nga një televizion i ri.

Ekzaktësisht pas dy vitesh, Adi Krasta largohet nga një tjetër ekran, i joshur nga shuma e majme e ofruar nga një televizion i ri. E ka konsideruar sezon të sukseshmëm televiziv atë në “Vizion Plus”, dhe fillimin e një sfide të re të saponisur, atë në ekranin “Agon Channel”, tashmë që ky ekran po synon të bëhet i njohur në treg.

Po ndryshe nga vjeshta e vitit 2011, kur pas largimit rebelues nga ekrani i “Top Channel” qëndroi për pak kohë në pauzë televizive, kësaj here ai lë “Vizion Plus”-in, ndërkohë që paralelisht kishte mbyllur një kontratë njëvjeçare pune me televizionin e ri. Pronari italian i këtij kanalali, Francecso Becchetti, i ka bërë një ofertë të majme, që Krasta në deklaratat e tij menjëherë pas largimit e ka konsideruar si ofertë “paturpësisht të parefuzueshme”, që do të thotë një pagesë marramendëse për kushtet e pagave në Shqipëri.

Natyrisht që Krasta nuk ka dëshirë të japë shifra të tilla në publik, por ne u interesuam dhe mësuam se për një vit Adi Krastës i është depuzituar në llogarinë e tij bankare shuma prej 250 mijë eurosh. Një shifër mjaft tunduese, edhe pse deri tani ky është një ekran, që ndiqet nga shumë pak publik. Po cilat do të jetë angazhimet e Krastës në këtë sezon të ri televiziv në ekranin e ri? Moderatori i njohur, prej më shumë se 20 vitesh në ekran, është shprehur se do të jetë një sezon i ri televiziv shumë impenjativ.

Do të vazhdojë formatin “A Show”, ndërsa ka planifikuar që njëkohësisht të realizojë dhe dy programe të tjera televizive me natyra të ndryshme. Një format, ai e ka konsideruar program anti “Big Brother”, një cikël autorial, ku vë në qendër studentët e shkëlqyer në një konkurrim me të tjerët, si dhe rikthimin e netëve të së shtunës mbrëma, varieteja me të cilën Adi Krasta ka pasur shumë sukses në ekranin shqiptar vite më parë.